BE përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek

Maqedonia

BE përshëndet miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek

Më: 25 janar 2019 Në ora: 21:01
Bashkimi Evropian

Ne e mirëpresim ngrohtësisht hapin tjetër të rëndësishëm me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës të ndërmarrë me votimin e sotëm nga Parlamenti grek.

Që në fillim, Bashkimi Evropian ka mbështetur fuqimisht marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Tsipras dhe Zaev, pas negociatave nën kujdesin e OKB-së. Duhej guxim politik, udhëheqje dhe përgjegjësi nga të gjitha palët për të zgjidhur një nga mosmarrëveshjet më të gjata në rajon. Të dy vendet kanë shfrytëzuar këtë mundësi unike, e cila shërben si një shembull pajtimi për Europën në tërësi dhe një shtytje të mëtejshme për perspektivën europiane të rajonit.

Ndërkohë që presim hapat e ardhshëm proceduralë që çojnë drejt zbatimit të plotë të marrëveshjes, tashmë mund të themi me besim se Athina dhe Shkupi, së bashku, kanë shkruar një faqe të re për të ardhmen tonë të përbashkët në BE. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat