Zaev dhe Angjushev në tribunën “Ekonomia e fuqishme-shanse për të gjithë”

Maqedonia

Zaev dhe Angjushev në tribunën “Ekonomia e fuqishme-shanse për të gjithë”

Më: 26 janar 2019 Në ora: 10:36
Zoran Zaev

Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot fillon me realizimin e serisë së tribunave me qytetarët dhe aktivitetet “EkonoMEDIAL e fuqishme-shanse për të gjithë” përmes të cilave në debat të hapur me qytetarët do të diskutohen realizimet ekonomike dhe politike si dhe sfidat dhe perspektivat që hapen për zhvillim ekonomik të vendit me anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me BE-në.

Në debatin e parë që do të mbahet sot në Veles, qytetarë dhe përfaqësues të kompanive nga ky qytet do të debatojnë me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

Tribunat ekonomike “EkonoMEDIAL e fuqishme-shanse për të gjithë” janë të hapura për mediat dhe për pjesëmarrje të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat