VMRO-ja akuzon pushtetin se shmang zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia

VMRO-ja akuzon pushtetin se shmang zgjedhjet e parakohshme

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:00
Ilustrim

Zvarritjet nga ana e pushtetit për të marrë një vendim për zgjedhje të parakohshme parlamentare, VMRO-DPMNE-ja opozitare e cilëson si ikje nga përballja. Me shmangien e Qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve eventuale parlamentare, nga partia e Mickoskit vlerësojnë se pushteti synon të vjedhë votat presidenciale.

Kështu mund të priten vjedhje edhe në zgjedhjet presidenciale dhe nga këto gjëra kemi frikë; që përsëri të kemi votim për çdo 4,5,6 ose 10 sekonda për kuti zgjedhore, të kemi dalje në vendvotime prej 95-98%, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani. Kështu që absolutisht vlerësojmë se një hap i këtillë, një ikje e këtillë është vetëm një dëshmi se përderi sa nuk shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, seriozisht përgatitet një vjedhje e zgjedhjeve presidenciale”- pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në LSDM gjatë ditës nuk ka pasur asnjë lëvizje në këtë drejtim. Pas takimit të mbrëmshëm që zgjati deri vonë, kryesia qendrore autorizoi udhëheqësinë më të lartë të partisë për të marrë një vendim.

Vendimi nëse LSDM-ja do të shkojë edhe në zgjedhje parlamentare bashkë me ato presidencialet do të sillet, me gjasë, gjatë javës që vjen. Ne i morëm parasysh të gjithë aspektet e rëndësishme që u trajtuan gjatë diskutimeve nga anëtarët e kryesisë qendrore por nga të gjitha ata doli një synim kyç dhe i dukshëm për të gjithë: në zgjedhjet e ardhshme, pa marrë parasysh nëse do të jenë vetëm presidenciale ose edhe parlamentare, LSDM-ja do të jetë parti fituese”- tha Aleksandër Kiracovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së .

Mediat raportojnë se pushteti synon të shmangë zgjedhjet e parakohshme parlamentare me qëllim për të mos e humbur shumicën prej 2/3 në Kuvend, që të mund të kalojë edhe ligjet e mbetura për reformat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat