Prania e fruthit në kopshtet e fëmijëve, mjekët: Prindërit duhet ti vakcinojnë fëmijët

Maqedonia

Prania e fruthit në kopshtet e fëmijëve, mjekët: Prindërit duhet ti vakcinojnë fëmijët

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:46
Rabije Loku

Po thuaj çdo ditë komptetntët bëjnë regjistrimin e rasteve të reja të infektuarve nga morbilet. Kjo përveç që po I shqetëson prindërit, shqtëson dhe ngre nivelin e kujdesit edhe  të kopshteve për  të cilat po I rrespektojnë të gjitha rekomandimet e dala nga insitutucionet shëndetësore. Drejtoresha e kopshti të fëmijëve Fidani, Rabije Loku për TVM2 thotë se përshkak që punojnë me fëmijët, masat për ti mbrojtur të njejtit  janë të përditshme në këtë insitucion. 

"Ne si institucion bëjmë pastrimin gjeneral të gjithë objektit , dezifektimin e lodrave bëjmë si dhe larjen e carçafëve të fëmijëve . Ne si isntitucion kemi njohuri që fëmijët e tyre kanë qenë të sëmurë  ashtu qe grupi i edukatoreve ku qëndrojnë fëmijët  nuk i pranojnë pa vërtetimin e mjekut.  Si instutucion e bëjmë një hulumtim të atillë … Vitin e parë fëmijët  të cilët vijnë  në kopësht  derisa të fitojnë imunitet  sëmuren më shpesh. Ndërsa fëmijët që fillojnë në kopsht si foshnje prej në fillim,   gjatë 6 muajve të para kane imunitetin e dobët,  megjithëse adoptimi që nga mosha e hershme I bën të njejtit me imunitet më të forte dhe ata fëmijë sëmuren shumë më rrallë dhe janë më të rregullt në çerdhe", tha Rabije Loku, drejtoreshë  e çerdhes “Fidani”.

Vakcina kundër fruthit tek fëmijët jepet që në moshën 1 vjeçe,  megjithatë mundësia për tu infektuar  me të nejjtin ekziston sërish. Mjekja Sabina Smailoviq Hamiti për TVM2  fton të gjithë prindërit që të mos hamenden dhe ti rrespektojnë thirjet për ti rivakcinuar fëmijët si preventive kundër  infektimit me morbile. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat