Ali Ahmeti ngushëllon familjen Daci

Maqedonia

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Daci

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:49
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ngushëlluar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, për vdekjen tragjike të djalit të tij, zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

“Ndaj dhimbjen e madhe të familjes së mikut tim Nexhat Daci për humbjen e Arianit. Lajm shumë i trishtë që na le pa frymë.  Ngushëllime familjes më të ngushtë dhe miqve, e bashkëndjej me ju këtë humbje të rëndë për ta përballuar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat