Regjistrohen dy raste të reja të kafshimit nga qentë endacak

Maqedonia

Regjistrohen dy raste të reja të kafshimit nga qentë endacak

Nga: Z.M Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Qentë endacak sërish janë rikthyer në problem serioz për qytetarët e Maqedonisë.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe dy raste të reja të kafshimit nga qentë endacak. Rasti i parë u regjistrua në stacionin Policor në Kërçovë,ku S.S.(68) nga fshati Drugovo, ka lajmëruar se rreth orës 08.00 në fshatin Drugovo duke lëvizur në rrugën “Ilindeni” është kafshuar nga një qen endacak.

Ndërsa po të njejtën ditë në Stacionin Policor në Radovish, V.J.(55) nga Radovishi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.30 në rrugën “Mihajlo Apostolski” në Radovish duke lëvizur në rrugë e kanë sulmuar dy qen endacak./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat