Stoillkovski: A janë qytetarët të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së?

Maqedonia

Stoillkovski: A janë qytetarët të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së?

Më: 27 janar 2019 Në ora: 15:38
Stoillkovski

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski para selisë së LSDM në konferencë shtypi tha se “LSDM po keqpërdor resurset shtetërore për qëllime partiake”.

Sipas Stoillkovskit qytetarët paguajnë për mbledhjet e funksionarëve partiak të LSDM

“Radmilla sheqerinska, Oliver Spasovski, Ljupço Nikollovski dhe Mila Carovska, që janë ministra në Qeveri në mbledhje partiake vijnë me vetura zyrtare. Sheqerinska, Spasovski, Nikollovski dhe Carovska në mënyrë joligjore shfrytëzojnë automjetet jashtë orarit të punës dhe për takime private. Sipas asaj që u publikua në media, ministrat nuk ishin të vetmit që shfrytëzonin vetura zyrtare, keqpërdorime ka edhe nga një numër i madh drejtorësh dhe të zgjedhur të tjerë nga kjo parti”, tha Stoillkovski.

Ai pyeti nëse qytetarët e Maqedonisë janë të detyruar ta paguajnë transportin privat dhe mbledhjet private të LSDM-së.

“A është kjo departizim i administratës që e premtonin de për të cilën flisnin me zë të plotë? Keqpërdorimi i veturave zyrtare për qëllime partiake është kulmi i partizimit të shtetit. Kjo tregon se LSDM nuk bën dallim mes partisë dhe shtetit. LSDM duhet të përgjigjet, se sa kushton një mbledhje e LSDM-së”, tha mes tjerash Stoillkovski duke shtuar se keqpërdorimi i resurseve shtetërore është edhe një arsye që LSDM të ikë nga qeverisja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat