Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare me qeveri teknike së bashku me zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare me qeveri teknike së bashku me zgjedhjet presidenciale

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:13
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas mbledhjes së partisë së tij tha se nga e dita e hënë OBRM-PDUKM do të kërkojë shpërbërjen e Kuvendit dhe qeveri teknike, për t’u mbajtur zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me zgjedhjet për kryetar shteti.

Mickoski tha se OBRM-PDUKM dëshiron ta ndalojë shkatërrimin e Maqedonisë dhe se Zoran Zaevi së bashku me koalicionin qeveritar duhet të vendosin rreth kërkesës së OBRM-PDUKM-së për zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Maqedonia nën qeverisjen e Zoran Zaevit dhe LSDM-së pushton së ekzistuari dhe për këtë kishte mbledhje të Komitetit Qendror”, tha Mickoski duke kërkuar përsëri zgjedhje të parakohshme kuvendare me qeveri teknike.

Ai tha se ka kohë për reforma për të cilat Zaev nuk i bën për dy vite dhe gjithashtu ka kohë për t’i korrigjuar gabimet që Qeveria e LSDM i bëri gjatë dy viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat