LSDM: Po kthehet besimi te shëndetësi

Maqedonia

LSDM: Po kthehet besimi te shëndetësi

Më: 27 janar 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Nëpërmjet një kumtese partia maqedonase në pushtet LSDM reagon ndaj konferencës për shtyp të Lençe Nikollovës nga OBRM-PDUKM.

“OBRM-PDUKM përmes të pavërtetave po përpiqet të vendos panik të pabazuar mes qytetarëve. Pikërisht politikat shkatërruese të OBRM-PDUKM-së e shkatërruan sistemin shëndetësor dhe i shkelën të drejtat e pacientëve”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, moskujdesit ndaj qytetarëve, tenderët kriminal dhe importi i dyshimtë paralel i barnave kontribuoi të humbet besimi i qytetarëve në shëndetësi.

Kaosi, thonë nga LSDM që OBRM-PDUKM e krijoi në shëndetësi solli pasoja katastrofale dhe rezultoi me mbi 15.000 fëmijë të pavaksinuar për vetëm 11 ditë.

“Tani kjo ndryshon, me politika të vërteta të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe ministria e Shëndetësisë po kthehet besimi në shëndetësi, përparon sistemi shëndetësor dhe të drejtat e pacientëve”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se epidemia është nën kontroll dhe se po importohen vaksina dhe barna cilësore. “Qeveria e LSDM vazhdon të zbatojë masa që janë në interes të qytetarëve, që i përmirësojnë kushtet për punë për personelin mjekësor dhe zhvillojnë shëndetësinë”, thunë në fund të njoftimit të LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat