LSDM: Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE

Maqedonia

LSDM: Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe BE

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:05
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM reagon ndaj deklaratës së kreut të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

“Hristijan Mickoski është në panik për shkak të hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO, dhe pikërisht hyrja në NATO dhe rritja e pagave janë disfata më e madhe për anti-perëndimorin Mickoski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në agjendën e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, thonë nga LSDM, janë investimet e huaja, kthimi i TVSh-së për personat fizik, rritja e pagave dhe fitore e re në zgjedhjet e ardhshme.gjithë qytetarët nuk mendon për dorëheqje.

“Pas zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme, le të mendojë për dorëheqje Mickoski. LSDM është parti e cila Maqedonisë i solli sukses historik dhe do ta realizojë fitore të madhe në zgjedhjet për kryetar shteti dhe në zgjedhjet kuvendare, kur të mbahen”, reagojnë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat