“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi - Bota Sot
“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut”, cilët janë hapat e mëtejmë nga Athina e Shkupi

Më: 27 janar 2019 Në ora: 20:27
Foto ilustrim

Pas një konflikti 27 vjeçar, marrëveshja historike e emrit të Maqedonisë u zgjidh me kapërcimin e pengesës së fundit, votimit në Kuvendin grek dhe dritës së gjelbërt të dhënë atje ujdisë që serish nuk pranohet nga gati 2/3 e grekëve.

Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së Kuvendit grek pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarrë dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes popullatës për atë që politika e sheh si arritje historike.

Deri në mbrëmjen përpara votimit, jashtë ndërtesës së Kuvendit grek pati përleshje të dhunshme e turma lëshoi fishekzjarrë dhe flakadanë, duke lënë kështu të kuptohet se çfarë niveli pakënaqësie ka mes popullatës për atë që politika e sheh si arritje historike.

Por tani që pakti e mori dritën e gjelbërt të Kuvendit  grek, çfarë ndodh me Maqedoninë?

Ajo do të bëhet republika e Maqedonisë së Veriut pas rreth dy javësh, kur sipas procedurës, marrëveshja e Prespës duhet të hyjë në fuqi.

Presidenti grek duhet t’i vërë firmën e tij ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës e ai të botohet në fletoren zyrtare. Publikimi do të bëhet të hënën, në 28 janar, dhe më këtë ligji bëhet zyrtar.

Më tej, Athinës do t’i duhet të njoftojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s së pakti është ratifikuar; ndryshimi i emrit do të bëhet përfundimtar pasi ambasadorët e Aleancës Veriatlantike të kenë firmosur në Bruksel anëtarësimin e saj dhe parlamenti grek ta ketë nënshkruar atë protokoll. Greqisë do t’i kërkohet po ashtu të mbështesë dhe përpjekjet maqedonase për aderim në BE. Shkupit nga ana e tij, do t’i duhet të dërgojë shënim në Greqi dhe në OKB se marrëveshja hyn në fuqi.

Pas pranimit zyrtar të emrit, zyrat e deritanishme për lidhje me Shkupin dhe Athinën do të shndërrohen në Ambasada. Një prej pikave më ambicioze të ujdisë është dhe krijimi brenda një muaji i një “komisioni të përbashkët ndërdisiplinor ekspertësh”, i cili do të verifikojë nëse tekstet shkollore, harta dhe atlaset historike duhen rishikuar gjithashtu në të dy vendet.

Një proces i tillë me të gjithë gjasat ka për të qenë mjaft sfidues për shkak të ngjyrimeve të dhëna nga palët dhe variantet e mbështetura prej tyre të të vërtetës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...