Mundësitë që një kandidat i pavarur të fiton në zgjedhje presidenciale janë zero!

Maqedonia

Mundësitë që një kandidat i pavarur të fiton në zgjedhje presidenciale janë zero!

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:10
Maqedoni

Tre muaj para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, partitë ende taktizojnë me emrin e mundshëm që mund të jetë kandidat i tyre për president. Një pjesë e tyre për shkak të frikës së një arene të flaktë politike, ku kandidati i mundshëm mund të etiketohet dhe sulmohet para kohe, një pjesë e partive në mënyrë rutinore presin që të tjerët fillimisht t’i publikojë emrat kurse të tjerët kërkojnë modele më të mira për zgjedhjen e presidentit. Por deri më tani nuk kemi ndonjë parlajmërim nga ndonjë kandidat të mundshëm që do të garonte si i pavarur në zgjedhjet presidenciale. 

Analisti politik Dame Çkatroski për Zhurnal shprehet se shanset që një kandidat i pavarur të fiton në zgjedhjet presidenciale janë zero. Sipas tij nëse ndonjë kandidat del të garon si i pavarur ajo do të jetë vetëm për aventurë dhe asgjë më tepër. 

"Shanset për pjesmarrje të kandidatëve të pavarur dhe kandidat tjerë do të jenë të mëdha. Besoj se do të kemi kandidat të pavarur serioz, por edhe asi kandidat që do ti shpikin partitë për shkak ligjit dhe censusit.  Shanset që kandidat të pavarur të fitojnë në zgjedhjet presidenciale është e barabartë me zero. Vlersoj se kjo do të jetë vetëpromovim dhe avanturë. Edhe Qeveria edhe opozita kalkulojnë me daljen dhe përsëri kthehemi në fillim të listës së votuesve, ajo e KSHZ-së. A do të kemi census apo no. Talat Xhaferi do të jetë ud President nëse VMRO-DPMNE nuk del në zgjedhje. Nuk ka matematikë tjetër me këto lista. Situata është e shkëlqyer që të ndryshohet ligji për zgjedhjen e Presidentit", ka theksuar Çkatroski duke shtuar se tani është momenti të ndryshohet ligji për zgjedhjen e presidentit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat