VMRO nesër dorëzon propozim vendim për shpërndarje të parlamentit

Maqedonia

VMRO nesër dorëzon propozim vendim për shpërndarje të parlamentit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 11:10
Ilustrim

VMRO duket se ka vendosur të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale, shkruan Zhurnal.mk

Siç mëson Zhurnal, në mbeldhjen e sotme që ka mbajtur komiteti qendrorë është marrë vendim që nesër deputetët e kësaj partie të dorëzojnë iniciativë për shëprndarje të parlamentit.

“Komiteti qendrorë i VMRO-së ka sjellë vendim për zgjedhje të parakohëshme, deputetët nesër do të dorëzojnë propozim vendim për shpërndarje të parlamentit dhe formim të qeverisë teknike për realizimin e zgjedhje të parakohëshme bashkë me ato presidenciale”, bëjnë të ditur nga VMRO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat