Ende nuk ka marrëveshje për komisionin që do ta selektojë përbërjen e re të Antikorrupsionit

Maqedonia

Ende nuk ka marrëveshje për komisionin që do ta selektojë përbërjen e re të Antikorrupsionit

Më: 28 janar 2019 Në ora: 12:07
Ilustrim

Partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshje për anëtarët e komisionit për selektimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtarë të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, ndërsa edhe Qeveria nuk i ka dorëzuar dy propozimet. Këto janë arsyet për shkak të së cilave Komisioni kluvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, këtë pikë në vend si të parën e vendosi të fundit në seancën e sotme.

“Gjatë ditës ose më së voni nesër do ta konvokoj vazhdimin e kësaj seance lidhur me formimin e komisionit për selektimin e Komisionit antikorrupsion. Ende nuk i kemi marrë dy propozimet nga Qeveria dhe ende nuk kemi informacion të saktë nga ana e grupeve të deputetëve për raportin brenda. Duhet të ketë dy përfaqësues nga pushteti dhe dy nga opozita, por ka më shumë se dy grupeve të deputetëve edhe në pushtet edhe në opozitë. Konsultimet në grupet e deputetëve janë në vijim”, tha kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Ilija Dimovski.

Ai sqaroi se nëse nuk përfundojnë konsultimet, deri nesër do të ketë vazhdim të seancës për këtë pikë dhe do të votohet sepse, siç theksoi, ka afate të konfirmuara.

Potencoi se do të dërgojnë edhe urgjencë deri tek Qeveria për t’i dorëzuar dy propozimet e saja për komisionin për selektim,

Përndryshe, Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, sot debatoi për shumë propozim vendime për emërimin e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të shumë komisioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat