Propozim i ri në Kuvend, deputetët do i'a shlyejnë pagën Gruevskit, shkaku se është dënuar me burg

Maqedonia

Propozim i ri në Kuvend, deputetët do i'a shlyejnë pagën Gruevskit, shkaku se është dënuar me burg

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:31
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi në seancën e sotme do të shqyrtojë propozimin për plotësimin e ligjit për deputetët me procedurë të shkurtuar, me çka parashihen dispozita të reja. Dispozita ka të bëjë me ish kryeministrin Nikolla Gruevskin, i cili edhe pse është në ikje në Hungari, ende mer pagë në Kuvend si deputet.

"Nëse deputeti është dënuar me vendim gjyqësor të plotfuqishëm dënim me burg më tepër se gjashtë muaj, e humbë të drejtën e pagesës së pagës, para tjera dhe kompenzim të harxhimeve", thuhet në dispozitën e cila është propozuar nga një grupë e deputetëve.

Propozues të këtij propozimi janë Snezhana Kaleska Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memedi dhe Rexhail Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat