VMRO-DPMNE kërkon shpërbërjen e Kuvendit, LSDM thotë se kjo nuk do të ndodhë

Maqedonia

VMRO-DPMNE kërkon shpërbërjen e Kuvendit, LSDM thotë se kjo nuk do të ndodhë

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:02
Kuvendi i Maqedonisë

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, njoftoi se do të dorëzojnë propozim-vendim për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë.

Ai tha se kërkojnë nga Zoran Zaevi që të jep dorëheqje nga pozita e kryetari të qeverisë dhe në afat sa më të shkurtë të mundshëm të formohet qeveri e përkohshme për organizimin e zgjedhjeve, në mënyrë që siç tha, të plotësohet afati për 100 ditë qeveri teknike.

Micevski akuzoi pushtetin se për dy vite ka bërë dëme me pasoja të pariparueshme që kanë të bëjnë me interesat shtetërore dhe kombëtare.

“Maqedonia asnjëherë më parë nuk ka qenë më e ndarë në aspektin politik, partiak, kombëtar e qytetarë – kjo duhet të ndalohet. Për këtë arsye kërkojmë shpërbërjen e Kuvendit dhe së bashku me zgjedhjet presidenciale të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat qytetarët do ta kthejnë shtetin pas dhe do të vendosin të udhëhiqen nga njerëz të ndershëm dhe seriozë dhe njerëz që e duan vendin”, tha Micevski.

Ndërsa nga LSDM u përgjigjën për këtë thirrje të Micevskit. Ata thanë se nuk e kanë ndërmend të japin dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat