Eurodeputetët: Cipras e Zaev e meritojnë Nobelin për Paqen

Maqedonia

Eurodeputetët: Cipras e Zaev e meritojnë Nobelin për Paqen

Më: 28 janar 2019 Në ora: 15:20
Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras

Udhëheqësit e tre grupeve politikë të pranishëm në Parlamentin Europian mbështesin propozimin për kandidat për çmimin Nobel për Paqen këtë vit për kryeministrin grek, Aleksis Cipras dhe atë maqedonas, Zoran Zaev për angazhimin për arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Medie të ndryshme raportojnë se propozimi i paraqitur muajin e kaluar nga aktivisti tunizian Videt Bushamaui (fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2015) dhe eurodeputeti grek Steljos Kuloglu u përkrah edhe nga Udo Bullmann, udhëheqës i socialdemokratëve në Parlamentin e Strasburgut dhe Ska Keller, bashkëkryesuese e të Gjelbërve/EFA si dhe Gabi Zimmer lidere e së Majtës së Gjelbër Nordike.

Në një deklaratë të përbashkët tre eksponentët europianë theksuan “guximin politik” të treguar nga Cipras e Zaev duke këmbëngulur për të arritur një marrëveshje, pavarësisht nga kundërshtimet e ashpra të forcave nacionaliste në të dy vendet.

Sipas marrëveshjes, e cila përfundoi në një mosmarrëveshje të vazhdueshme midis Shkupit dhe Athinës për 27 vjet, ish-republika jugosllave do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat