Tsipras: Marrëveshja e Prespës është fitore mbi nacionalistët e të dyja vendeve

Maqedonia

Tsipras: Marrëveshja e Prespës është fitore mbi nacionalistët e të dyja vendeve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 17:27
Alexis Tsipras

Marrëveshja historike e Prespës hap një epokë të re të bashkëpunimit, solidaritetit dhe miqësisë në Ballkan, mposht nacionalizmin në të dyja anët dhe është një fitore për ata që nuk lejojnë që e ardhmja të bjerë në duart e patriotëve.

Ky ishte mesazhi i kryeministrit grek Alexis Tsipras gjatë seancës së sotme të qeverisë, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

“Seanca e sotme është e veçantë, për shkak mbahet menjëherë pas ratifikimit në Kuvendin grek në një nga marrëveshjet historike, marrëveshja e Prespës. Bëhet fjalë për ngjarje politike, historike që do të thotë shumë gjëra. Para së gjithash, zgjidhja e problemit historik me fqinjët tanë, me Maqedoninë e Veriut. Por ajo shënon kalimin në një epokë të re të bashkëpunimit, solidaritetit dhe miqësisë mes Ballkanit, por dhe humbje të nacionalizmit, do t’u thosha nacionalistëve nga të dyja anët, në të njëjtën kohë është një fitore për ato forca që nuk kanë ndërmend të lënë të ardhmen e të dyja popujve nga pseudo patriotët, tregtarëve me urrejtje”, tha Tsipras.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat