Rrihen dy policë në Shuto Orizare, qytetarët mendonin se po rrihnin kidnapues

Maqedonia

Rrihen dy policë në Shuto Orizare, qytetarët mendonin se po rrihnin kidnapues

Më: 28 janar 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Dy policë kanë përfunduar në spital pasi që kanë qenë të sulmuar nga një grup i qytetarëve në Shuto Orizare.

Siç njoftojnë nga policia, incidenti ka ndodhur kur një vajzë e vogël ka vërejtur se persona të panjohur me forcë kanë dashur të fusin në furgon një vajzë, por nuk e kanë ditur se për kë bëhet fjalë. Ajo këtë ia ka treguar një burri në moshë, i cili ka lajmëruar policinë.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur një grup i madh qytetarësh dhe në atë moment në automjetin kanë gjetur tre persona, prej të cilëve dy policë nga stacioni policor në Çair, të cilët nuk kanë qenë në punë.

“Qytetarët kanë sulmuar personat që ishin në automjet dhe ato pastaj janë transferuar në spital për t’ju ofruar ndihma mjekësore”, thonë nga Ministria e Brendshme.

Deri në këtë moment, siç deklarojnë nga policia, nuk ka të paraqitur ndonjë vajzë të humbur nga asnjë familje dhe se janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat