Ziadin Sela i bëri thirrje Ali Ahmetit që ti masin forcat në zgjedhje parakohshme parlamentare

Maqedonia

Ziadin Sela i bëri thirrje Ali Ahmetit që ti masin forcat në zgjedhje parakohshme parlamentare

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:44
Ziadin Sela

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 i cili diskutoi rreth situatës aktuale politike. Ai pontencoi, se Aleanca për Shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme.

Ai tha këtë e kanë kërkuar para Referendumit, pas tij, si dhe tani kur është mundësia që bashkë me zgjedhjet Presidenciale të dalim në zgjedhje Parlamentare.

Gjatë kësaj periudhe shumë gjëra kanë ndodhur, pushtet krimi, pushteti i legjislacionit që ndërhyn në drejtësi. ‘LSDM-ja’ erdhi në pushtet me një sllogan ‘paqe dhe drejtësi’, paqe nuk mund të ketë deri sa nuk ka drejtësi.

Njerëzit që duhet të përgjigjen për skandalet në drejtësi, që dëgjuam në bombat e opozitës së atëhershme, keqpërdorimi i fondit pensional, mjete të qytetarëve janë shkaqe për keq qeverisjen e BDI-së sëbashku me LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat