Funksionarët e BDI flasin Shqip, mediat dhe funksionerët maqedonas nuk e pranojnë dot

Maqedonia

Funksionarët e BDI flasin Shqip, mediat dhe funksionerët maqedonas nuk e pranojnë dot

Më: 29 janar 2019 Në ora: 08:51
Funksionarët e BDI flasin Shqip, mediat dhe funksionerët maqedonas nuk e pranojnë dot

Nxënësit e komunës së Velesit dhe Çashkës tani më do të mësojnë në gjuhën shqipe. Takimi mes ministrit Ademi, prindërërve, nxënësit dhe kryetarët e Velesit dhe Çashkës u kurorëzua me sukses dhe tani më nxënsëit do të arsimohen në gjuhën e tyre amëtare.

Në kuadër të këtij takimi ministri Arbër Ademi në pyetjen e gazeteres shqiptare u përgjigj në gjuhën shqipe, ku më pas reagoi kryetari i Velesit për përgjigjet e tij vetëm në gjuhën shqipe, por Ademi vazhdoi duke insistuar se ai përgjigjët ashtu si është pyetur. “..gazetaret kanë të drejtë të bëjnë pyetje në cilën do gjuhë, dhe se unë përgjigjem në gjuhën që më është parashtruar pyetja”, vazhdoi Ademi.

Edhe pse kryetari i komunës së Velesit u shpreh se do të lëshojë pres konferencën ai nuk pati guxim ta bëjë këtë, ku ministri Ademi vazhdoi të flas në gjuhën shqipe duke ju përgjigjur gazetares shqiptare.

Ndryshe, ministri Ademi sot gjithashtu premtoi se në Klukovec në Veles është paraparë të ketë objekt të ri modern shkollor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat