Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Maqedonia

Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Më: 29 janar 2019 Në ora: 09:47
Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Në Parlamentin e Maqedonisë sot do të mbajnë mbledhje Komisioni juridiko-ligjdhënës dhe komisionet për çështje ekonomike, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji, për bujqësi, si dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, njofton koha.mk

Pika e vetme në seancën e Komisionit për çështje ekonomike është Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, para Komisionit për sistem politik është Propozimi-ligji për plotësim të Ligjit për deputetët me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë, ndërsa Komisioni për transport do të debatojë rreth Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet postare me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi do t’i shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Agjencisë për nxitje të zhvillimit në bujqësi dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. të dyja të parashtruara për miratim në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve janë formimi i komisionit për selektim të kandidatëve për kryetar dhe për anëtar të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, si dhe vërtetim i Propozim vendimit për ndryshim të zëvendës-sekretarit të përgjithshëm të Parlamentit.

Para Komisionit juridiko-ligjdhënës janë propozim-ligjet për ndryshim dje plotësim të ligjeve për themelim të Agjencisë për nxitje të zhvillimit të bujqësisë, për bujqësi dhe zhvillim rural, për tregti në tregjet e gjelbëra, për shërbime postare, si dhe për plotësim të Ligjit për deputetë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat