Mickoski insiston për zgjedhje të përkohshme parlamentare

Maqedonia

Mickoski insiston për zgjedhje të përkohshme parlamentare

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:12
Mickoski

Kryetari i i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski mbrëmë në intervistë për MTV-në përsëriti se VMRO-DPMNE-ja kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe formimin e një qeverie teknike. Sipas Mickovskit, pushteti në vitin e tretë me radhë del me tezat e njëjta, por nuk mund të mashtrohet opinioni kur ka mungesë të projekteve serioze në energjetikë, infrastrukturë dhe në ekonomi.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale nëse LSDM-ja nuk pranon që të parakohshme parlamentare, Mickovski tha se LSDM-ja dhe Zaevi frikohen nga zgjedhjet pasi e dinë se do t’i humbasin ato.

“VMRO-DPMNE-ja është fuqimisht e motivuar dhe e mobilizuar të merr pjesë në ato zgjehdje presidenciale , të cilat praktikisht do t’i fitojë dhe në atë mënyrë fuqimisht do ta përgatit derën e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, nëse jo tani, sigurisht në vjeshtë. Për këtë shkak është shumë më me rëndësi të kursejmë në kohë, pasi presioni i fitores së opozitës në zgjedhjet presidenciale do të thotë barë e madhe për qeverinë”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat