Maqedoni, janë duke u finalizuar aktivitetet rreth Protokollit për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Maqedoni, janë duke u finalizuar aktivitetet rreth Protokollit për anëtarësim në NATO

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Janë duke përfunduar aktivitetet rreth përgatitjes të protokollit qasës për anëtarësim në NATO, pasi me zbatimin e procedurës në Kuvendin e Maqedonisë, javën e kaluar Marrëveshja e Prespës u miratua në Kuvendin e Greqisë dhe në mënyrë eksperte gjatë fundjavës është publikuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për Politiko-Evropa dje deklaroi se protokolli për hyrje të Maqedonisë në NATO do të nënshkruhet për një kohë të shpejtë, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina. 

“Do ta nënshkruajmë protokollin qasës në NATO dhe këtë mund ta bëjmë shumë shpejt. Për ratifikimin duhet pak më shumë kohë, gjithçka varet nga 29 parlamentet e vendeve anëtare të NATO-s”, tha Stoltenberg. Sipas tij, është e mundur që gjatë kësaj jave, ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s ta nënshkruajnë protokollin dhe më pas Shkupi do të ulet në tavolinë. Ai shpjegoi se kjo do të thotë se Maqedonia do të marrë pjesë si vend vëzhgues në të gjitha formatet kyçe të mbledhjeve të Aleancës, por anëtare fuqiplotë do të bëhet vetëm pasi të gjitha vendet anëtare ta ratifikojnë protokollin qasës. Kështu ishte procedura për anëtarësimin e Malit të Zi në vitin 2017, zgjati rreth 1 vjet.

Edhe shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Dimitrov dje në tribunën në Shkup në të cilën mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Lituanisë, Linas Linkveçius gjithashtu theksoi se Maqedonia këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme do ta nënshkruajë Protokollin për NATO. “Këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme të nënshkruhet Protokolli për NATO. Pastaj ai duhet të kthehet në Kuvendin e Greqisë për ratifikim. Shpresoj se të gjithë miqtë tanë, ndër të parët është Lituania, do ta ratifikojnë Protokollin në parlamentet e tyre. Sapo të ratifikohet në Parlamentin e Greqisë, do të ulemi në Aleancë. Dhe atëherë hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese dhe dispozitat tjera të Marrëveshjes së Prespës”, tha mes tjerash Dimitrov në tribunën e Ministrisë së Punëve të Jasthme të organizuar nga Qendra e integrimeve euroatlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat