Mickoski: Këto janë kanditaturat e VMRO-së për president

Maqedonia

Mickoski: Këto janë kanditaturat e VMRO-së për president

Më: 29 janar 2019 Në ora: 10:23
Mickoski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë intervistës në RTVM është pyetur edhe rreth zgjedhjeve presidenciale. I pyetur nëse profesoresha Gordana Siljanovska dhe Vllatko Gjorçev kanë dërguar kërkesë deri tek VMRO-DPMNE-ja për kandidat presidencial, ai pranoi se janë këto dy kanditat, por që po mbahen të mbyllura deri në ditën kur edhe skadon afati për paraqitje, shkruan Botasot.

“Vllatko Gjorçevi është Totti në VMRO-DPMNE. Ai vjen nga Unioni i të rinjve. Paraqet një vlerë të madhe dhe shton vlerat në parti, një luftëtar i padiskutueshëm, një lojalist. Mund të them vetë fjalë të mira për të. Ndoshta do të paraqitet edhe kandidati i tretë, i katërt deri më datën 31. Unë nuk e di nëse këto dy kërkesa janë nga profesoresha dhe nga Gjorçevi, por me datën 31 do ta zbulojmë”, tha Mickoski.

Ndryshe, në pranverën e këtij viti do të mbahen zgjedhjet për presindet shqiptar. Partitë shqiptare akoma pa ndonje kanditat./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat