Dimitrov-VMRO-së: Kam mbrojtur nënçmimin që i keni bërë Maqedonisë me gips e stiropol

Maqedonia

Dimitrov-VMRO-së: Kam mbrojtur nënçmimin që i keni bërë Maqedonisë me gips e stiropol

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:27
Nikolla Dimitrov

Në mbrojtje dhe me kundërdeklarata ndaj opozitës, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov i thirrur nga ana e opozitës për interpelancë në Kuvend, tha se ai nuk ka qenë kundër identitetit dhe gjuhës maqedonase, madje ai tha se ka mbrojtur nënçmimin që i ka bërë pushteti i kaluar vendit. Dimitrov tha se do te mbrohet me citatet e bëra nga politikanët e huaj dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtar në Maqedoni.

“Ne filluam ta ndërtojmë identitetin e Maqedonisë në vitin 2010 me ndërtimet me stiropoll dhe me gips. E unë isha kundër këtij nënçmimi, tha Dimitrov.

“Kur deputetet e opozitës në Greqi brohorisnin se ‘Maqedonia është një dhe e Grekëve’, kryetari i Kuvendit Vucis tha se ‘kjo është shumë irredentiste’. Nuk ka vend në botë që nuk e mbështeti Marrëveshjen. NATO dhe BE janë në njërën anë, opozita tek ne dhe në Greqi janë në anën tjetër. Vetëm një vend është kundër anëtarësimit tonë në NATO.

Ka kohë dhe qytetarët do dëshmojnë kush ka të drejtë”, ka shtuar ministri i Jashtëm, Dimitrov, i cili tha se nuk do të mbaj fjalim për t’u përplasur me oponentët politik por se citoi fjalime të politikanëve ne Greqi por edhe të përfaqësuesve të shteteve fqinje dhe më gjerë të cilët e mbështetën Marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat