Treni del nga binarët në Veles

Maqedonia

Treni del nga binarët në Veles

Më: 29 janar 2019 Në ora: 19:58
Ilustrim

Sot pasdite në ora 17:10, pas stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov”, në hekurudhën Veles-Shkup , treni goditi shkëmbinjtë në vijën hekurudhore dhe doli nga binarët.

Këtë e konfirmuan edhe nga SPB Veles. Siç qartësoi zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, treni doli nga binarët dhe dëmtoi dy shtylla me sinjalizim elektrik, ndërsa në aksident shoferi nuk është lënduar.

Trafiku hekurudhor është i ndërprerë për shkak se punëtorët e hekurudhave të Maqedonisë i heqin shkëmbinjtë nga linjat hekurudhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat