Kryeministri Zoran Zaev për vizitë pune në Austri - Bota Sot
Kryeministri Zoran Zaev për vizitë pune në Austri

Maqedonia

Kryeministri Zoran Zaev për vizitë pune në Austri

Më: 30 janar 2019 Në ora: 08:55
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev bashkë me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar sot pritet të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Austri.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Zaev do të jetë i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij.

“Vizita ka në fokus bashkëpunimin dhe përkrahjen austriake në planin e eurointegrimeve. Gjatë kësaj vizite, kryeministri Zaev do të takohet me kancelarin austriak Sebastian Kurz, me të cilin është planifikuar një konferencë me gazetarët”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...