Në Qeveri sot do të ndahen marrëveshje për nëngrantet për përforcim të organizatave joqeveritare dhe asociacioneve nga sektori turistik.
Ngjarja organizohet në kuadër të Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, që zbatohet në bashkëpunim të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Zyrës së Bankës Botërore.
Në solemnitet do të mbajnë fjalime zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, drejtori i zyrës së Bankës Botërore për Maqedoni dhe Kosovë, Marko Mantovaneli, drejtuesi i sektorit ekonomik në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Frejk Janmat dhe drejtoresha e Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, Antonia Shishak.