Lokacioni në Gjorçe Petrov është më i përshtatshëm për ndërtimin e Qendrës Klinike

Maqedonia

Lokacioni në Gjorçe Petrov është më i përshtatshëm për ndërtimin e Qendrës Klinike

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:16
Projekti për ndërtimin e Qendrës Klinike

“Lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e Qendrës së re Klinike është ai te në Gjorçe Petrov në afërsi të qarkores, ndërkaq ndërtimi do të duhet të fillojë këtë vit”, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në emisionin “Top Tema”.

“Themelet e Qendrës së re Klinike do të vendosen në fund të këtij viti. Kemi tre lokacione në Zllokuqan, në Gjorçe Petrov dhe Petrovec të cilat i shqyrtojnë grupi punues në Ministrinë e Shëndetësisë e përbërë nga ekspertë që i ka vlerësuar me pikë tre lokacionet. Sipas grupit punues mangësi në lokacionin në Zllokuqan është që eksproprijimi do të ishte shumë i shtrenjtë, në Petrovec mangësi është që është shumë afër Aeroportit, ka shumë fluturime dhe toka është shumë ligatinore. Në bazë të metodologjisë pranuese nga ekspertët, vlerë më të madhe ka lokacioni në Komunën Gjorçe Petrov, i cili është vend i përshtatshëm menjëherë afër qarkores, atje ka ajër të pastër dhe ka gjasa më të mëdha që të jetë vendi ku do të ndërtohet Qendra Klinike”, tha Filipçe.

Ai theksoi se tanimë i shqyrtojnë shumë modalitete dhe se ka projekte të gatshme, ndërkaq komuna punon në konstatimin e planeve urbanistike.

Sipas dinamikës, ministri pret që të fillojë ndërtimi deri në fund të vitit 2019, ndërkaq pacienti i parë do të pranohet për 4-5 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat