Kuvend, debat për pagat e deputetëve të përjashtuar

Maqedonia

Kuvend, debat për pagat e deputetëve të përjashtuar

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:21
Kuvendi i Maqedonisë

Pas interpelancës së djeshme për ministrin e Punëve të Jashtme të parashtruar nga ana e opozitës sot Parlamenti i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën e 81-të, në të cilën duhet të debatojë për Propozim-ndryshimet e Ligjit për rroga dhe kompensime tjera për persona të zgjedhur dhe të emëruar.

Në rend dite të seancës janë edhe ndryshimet e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, ndryshimet e Ligjit për themelim të Agjencisë për nxitje të zhvillimit në bujqësi, si dhe ndryshmet e Ligjit për informacione të klasifikuara, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Deputetët do të debatojnë edhe për propozim ligjin-ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, të Ligjit për deputetë dhe të Ligjit për shërbime postare.

Në seancën e 81-të është edhe Nisma qytetare për grumbullim të nënshkrimeve nga të paktën 150 mijë votues për shpallje të referendumit shtesë për vendosje të qytetarëve në gjithë territorin e Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat