SHGM: Ministrat të përmbahen nga deklaratat që nënkuptohen si kërcënime ose etiketime

Maqedonia

SHGM: Ministrat të përmbahen nga deklaratat që nënkuptohen si kërcënime ose etiketime

Më: 30 janar 2019 Në ora: 11:06
Kuvendi i Maqedonisë

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë konsideron se funksionarët publikë, sidomos ministrat, duhet të përmbahen nga deklarata të cilat në çfarëdo mënyre mund të kuptohen si kërcënime ose si etiketime të mediave. Parimisht, mënyra e këtillë e komunikimeve nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e mediave.

“Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke folur për skandalin në FPIM u kërcënua me padi për të gjitha mediat, të cilat këtë skandal e lidhin me funksionarë të BDI-së. Përmendim se puna e mediave është që të hulumtojnë dhe shprehin dyshime për të gjithë funksionarët, pa dallim nga cila parti vijnë, ndërsa përfaqësuesit qeveritarë, në këtë rast zëvendëskryeministri që është i angazhuar për eurointegrime, duhet të përmbahen nga kërcënime me padi në frymën e lirisë së shprehjes, për të cilin në mënyrë deklarative angazhohen”, thuhet në reagimin e sotëm të SHGM-së.

Moskuptimet eventuale, theksojnë nga shoqata, duhet të zgjidhen përmes transparencës, e jo me kërcënime për padi.

SHGM reagon edhe ndaj deklaratës së ministrit Robert Popovski, ku sugjerohet se në TV Alfa ka ndikim në strukturat e pushtetit paraprak.

Nga SHGM apelojnë deri te mediat që të synojnë t’i respektojnë standardet e larta profesionale dhe etike dhe përkujtojnë se trupat për vetërregullim dhe opinion mund të vlerësojnë për profesionalizmi apo joprofesionalizmin e mediave dhe mënyrën në të cilën ato punojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat