Macron: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e problemeve

Maqedonia

Macron: Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e problemeve

Më: 30 janar 2019 Në ora: 12:26
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në samitin e pestë të vendeve të jugut i cili mbahet në Qipro, tha se marrëveshja e Prespës përfaqëson shembullin e zgjidhjes së problemeve në Evropë dhe më gjerë.

Ai tha se marrëveshja është shpresë për të gjithë dhe se dialogu sjell rezultate.

“Do kisha dashur që të kujtoj Alexis Tsiprasin dhe Zoran Zaevin, të cilët së bashku u dakorduan për emrin Maqedonia e Veriut, duke nënshkruar marrëveshjen. Kjo është një shembull i shkëlqyer për Evropën dhe mesazh për shpresë për të gjithë”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat