Seanca e Qeverisë së Maqedonisë, ministrat shqiptar flasin në gjuhën amtare

Maqedonia

Seanca e Qeverisë së Maqedonisë, ministrat shqiptar flasin në gjuhën amtare

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:57
Seanca e Maqedonisë

Në seancën e mbrëmshme të Qeverisë së Maqedonisë, në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ministrat shqiptare kanë folur edhe në gjuhën shqipe.

Nga Qeveria njoftuan se në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, anëtarët e qeverisë që janë shqiptarë, si bashkësi prej mbi 20 për qind në vend, kanë folur në gjuhën e tyre amtare.

“Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se zbatimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në seancën qeveritare, pushteti ekzekutiv përveç që mundëson të drejtën ligjore, gjithashtu jep shembull se përdorimi i gjuhëve është e drejtë civile dhe konfirmon se vendi jonë jo vetëm deklarativisht, por edhe praktikisht ju mundëson të drejtat gjitha bashkësive”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe pse u miratua nga deputetët në mars të vitit të kaluar, në fuqi hyri para disa ditëve edhe atë pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov, i cili refuzoi ta dekretojë ligjin e tillë.

Sipas tij, Ligji për përdorimin e gjuhëve prish unitaritetin e shtetit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat