Protesta në Shkup para ambasadës turke /Qeveria e R.M. e përkrahu financiarisht gazetën “Zaman”

Maqedonia

Protesta në Shkup para ambasadës turke /Qeveria e R.M. e përkrahu financiarisht gazetën “Zaman”

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:09
Shkup

Në ora 15.00 para Ambasadës së Turqisë në Shkup në shenjë reagimi për shkak të vendimit të Qeverisë së Maqedonisë për ndarjen e mjeteve financiare gazetës “Zaman Maqedoni” e lidhur me organizatën terroriste FETO do të organizohet protestë.

Ky grup qytetarësh do të shpreh në ora 15 revoltën ndaj qasjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për financimin e një mediumi që ka lidhje direkte me organizatën terroriste FETO.

Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup duhet që të ngre zërin ndaj këtij fenomeni dhe të parandaloje ngjarje të këtilla në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat