Kuvendi i ndërpret rrogën Gruevskit, Xhaferi abstenon

Maqedonia

Kuvendi i ndërpret rrogën Gruevskit, Xhaferi abstenon

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:11
Talat Xhaferi

Kuvendi ka votuar pro propozimit për ndryshimit të ligjit për pagat e deputetëve,  me të cilin edhe deputetit në arrati, Nikolla Gruevskit i ndërpritet rroga prej deputeti.

Gjatë votimit kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri ka votuar “i përmbajtur”.

Ai tha se nuk është i bindur nëse “propozim ndryshimi i ligjit është kushtetues”.

Gjatë debatit, LSDM dhe VMRO përplasën argumentet e tyre për faktin se është në kundërshtim me Kushtetutën ose jo propozim ligji në fjalë.

Ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat