Bullgaria është shteti i parë që e ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Bullgaria është shteti i parë që e ka miratuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO

Më: 30 janar 2019 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Qeveria e Bullgarisë e ka miratuar protokollin e marrëveshjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Njëkohësisht, siç publikoi EGNES, Qeveria e ka autorizuar shefin e përkohshëm të delegacionit të Bullgarisë në NATO që ta nënshkruajë Protokollin qasës.

Ndryshe, Bullgaria ishte vendi i parë që e njohu Maqedoninë si shtet i pavarur në vitin 1992.

Pasi në Bruksel ambasadorët e të gjitha vendeve anëtare do ta nënshkruajnë protokollin, ai duhet të ratifikohet në të gjitha parlamentet nacionale. sipas paralajmërimeve, Parlamenti i Greqisë do të jetë i pari që do ta ratifikojë, ndërsa sipas shkrimit të “Euroaktiv” kjo mund të ndodhë deri më 8 shkurt. Nuk përjashtohet mundësia për ratifikim më të shpejtë të protokollin të vendeve fqinje dhe Maqedonia të mundet këtë verë të bëhet anëtare e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat