Gruevski nuk do ta marrë më rrogën e deputetit, u votua plotësimi i Ligjit për Deputetë

Maqedonia

Gruevski nuk do ta marrë më rrogën e deputetit, u votua plotësimi i Ligjit për Deputetë

Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:12
Nikolla Gruevski mbetet pa rrogën e deputetit, si i dënuar në rastin "Tank"

Gjithsej 53 deputetë votuan për nenin e ri në Ligjin për Rroga të Deputetëve me të cilin parashihet që deputeti ta humb të drejtën e kompensimit nëse është i dënuar me dënim me burg më shumë se gjashtë muaj. Asnjë deputet nuk ishte kundër këtij ndryshimi të Ligjit. Me këtë vendim ish-kryeministri Nikolla Gruevski mbetet pa rrogën e deputetit, si i dënuar në rastin "Tank".

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi votoi “i përmbajtur”.

“Unë jam i bindur në vendimin e Ligjit dhe për atë arsye jam i përmbajtur, por jam i detyruar t’i respektoj procedurat e kuvendit”, tha Xhaferi.

Ndryshimi i ligjit thotë:

“Nëse deputeti është i dënuar me aktvendim fuqiplotë me dënim me burg prej gjashtë muajsh e më shumë, e humb të drejtën e marrjes së rrogës, të ardhurave tjera personale dhe kompensimeve të harxhimeve”.

Dorëzues të propozimin ishin Snezhana Kalleska Vançeva, Goran Misovski, Muhamed Zeqiri, Sonja Mirakovska, Rexhep Memedi dhe Rexhail Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat