Gjykata e Lartë vendos: PSP nuk ka të drejtë të ngrit aktakuza të reja

Maqedonia

Gjykata e Lartë vendos: PSP nuk ka të drejtë të ngrit aktakuza të reja

Më: 30 janar 2019 Në ora: 18:50
Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka mbajtur seancë në të cilën ka vendosur që Prokuroria Speciale nuk mund të nis hetime dhe të ngrit aktakuza, pasi i ka kaluar afati prej 18 muajve prej kur i ka marrë përgjimet.

Gjykata e Lartë ka vendosur për iniciativën e avokatëve Boro Tasevski dhe Elenko Millanov, të cilët kërkuan që gjykata të deklarohet deri kur PSP mund të inicojë hetime.

Kjo do të thotë se Gjykata e Lartë ka vendosur që PSP ka pasur afat për të ngritur aktakuza deri në 17 qershor të vitit 2018, kur edhe i plotësoi 18 muaj nga marrja e përgjimeve, gjegjësisht më 30 dhjetor të vitit 2015.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë mbetet e paqartë përfundimi për 18 rastet e reja të PSP-së, të cilat i hapi pas skadimit të afatit të saj, ku në mesin e të dyshuarve janë Bujar Osmani, Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, dhe ish-funksionarë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat