S'ka marrëveshje mes partnerëve, shqiptarët me kandidat të tyre për President

Maqedonia

S'ka marrëveshje mes partnerëve, shqiptarët me kandidat të tyre për President

Më: 30 janar 2019 Në ora: 22:05
Ali Ahmeti

Kandidat të përbashkët për president mes shqiptarëve dhe maqedonasve si duket nuk do të ketë. Një gjë e tillë e njoftoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë qëndrore në Tetovë. Opsionin e promovuar të kësaj partie për kanditatë konsensual, Ahmeti e la në plan të dytë, shkruan Botasot.

"BDI ka vendim unanim për të dal me kanditat shqiptar. Por do të flasim edhe me partitë tjera shqiptare për të gjetur një kanditat të përbashkët", deklaroi kreu i BDI-së, Ali ahmeti pas takimit që mbajti sot me kryesinë e kësaj partie", deklaroi Ahmeti.

Edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani pas takimit theksoi se vendimi unanim i kryesisë së kësaj partie është që në zgjedhjet presidencial të dal me kandidat të saj. Me këtë ai ka lënë në plan të dytë apo përjashtues kandidatin koncensual, një opsion i promovuar i kësaj partie./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat