Përforcim i shoqërisë qytetare për reforma efikase në gjyqësor

Maqedonia

Përforcim i shoqërisë qytetare për reforma efikase në gjyqësor

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:23
Ilustrim

Në infoqendrën e Bashkimit Evropian në Shkup sot do të mbahet ngjarje fillestare për shënimin e IPA 2014 skemës së granteve “Përforcim i shoqërisë qytetare për reforma efikase në gjyqësor”.

Janë paralajmëruar fjalime të ministres së Drejtësisë Renata Deskoska dhe Nikolla Bertolini nga Delegacioni i Bashkimit Evropian.

IPA 2014 Grant projekti  “Përforcim i shoqërisë qytetare për reforma efikase në gjyqësor” është pjesë e IPA II Programit aksional 2014 “Mbështetje e Sektorit Drejtësi”. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 1.051.000 euro, ndërsa vlera maksimale e një granti është 200.000 euro.

Qëllimet konkrete të projektit janë mbështetje e sektorit qytetar për vlerësim të performancave të sektorit të gjyqësorit në bashkëpunim me palët e prekura nga sektori publik, sigurimin e së drejtës juridike për qytetarët dhe përmirësimin e partneriteteve mes burgjeve, shërbimeve të probacionit dhe organizatave nga sektori qytetar për promovimin e rehabilitimit dhe përfshirjes sociale, duke përfshirë edukim, punë dhe aktivitete të tjera.

Shfrytëzues të skemës së granteve janë Instituti për Politikë Evropiane (EPI) – Shkup dhe Asociacioni për iniciativa zhvillimore  ZENIT, Shoqata e qytetarëve Instituti për të drejtat e njeriut dhe Qendra për hulumtime dhe analiza juridike, Asociacioni për iniciativë demokratike dhe Koalicioni i shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë dhe SOS Fshati i fëmijëve Maqedoni, FLOROZON – Qendra për demokraci ekologjike dhe Environmental Management and Law Association, Hungari dhe Qendra kombëtare rome dhe Shoqata SIMBIOZIS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat