Arratisja e Gruevskit, Zaev: Ai kishte takuar Vuçiqin dhe Orbanin, por kjo mbetet sekret - Bota Sot
Arratisja e Gruevskit, Zaev: Ai kishte takuar Vuçiqin dhe Orbanin, por kjo mbetet sekret

Maqedonia

Arratisja e Gruevskit, Zaev: Ai kishte takuar Vuçiqin dhe Orbanin, por kjo mbetet sekret

Më: 31 janar 2019 Në ora: 09:26
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për televizionin N1 të Sarajevës ka folur sërish për arratisjen e Gruevskit, emrin e ri Maqedonia e Veriut dhe çështjet e tjera në rajon sidomos raportet mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe zhvillimet në Bosnjë – Hercegovinë.

Lidhur me arratisjen e Gruevskit, Zaev ka thënë se ish-kryeministri para arratisjes ka qenë tek presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe tek kryeministri hungarez Viktor Orban dhe se asnjëherë nuk është sqaruar se çfarë kanë biseduar.

“Ai ka lëshuar vendin tonë përmes kufirit me Shqipërinë, ku e kanë pritur diplomatë hungarez. Më pas ka kaluar kufirin Shqipëri – Mali Zi, ku është pritur nga diplomatë dhe makinë tjetër diplomatike hungareze. Po ashtu edhe gjatë kalimit në Serbi dhe më pas në Hungari”, theksoi Zaev.

Sipas tij, Orban ka ndihmuar arratisjen për shkak të lidhjeve të afërta me Gruevskin. “Ata janë shok të mirë me kryeministrin Orban. Ndjejë keqardhje për arratisjen, por ai është shprehur i bindur se një ditë do të vuajë dënimin në Maqedoni”, theksoi Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...