Taravari apel Ahmetit: Pranoni edhe zgjedhjet e parakohëshme

Maqedonia

Taravari apel Ahmetit: Pranoni edhe zgjedhjet e parakohëshme

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:49
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka përsëritur qëndrimin e ASH duke theksuar se tani BDI duhet të pranojë edhe ballafaqimin në zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. 

Tavari uron që vendimi i BDI-së për të garuar me kandidat të vetë, nuk ka të bëj me atë se LSDM ia mbylli dyert me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual. 

“Përshëndesim vendimin unanim të BDI-së që të garojnë vetë me kandidatin e tyre për zgjedhjet Presidenciale. Urojme që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar. Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idene e tyre te rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje. Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfiden që Kryetari i ASH-së z.Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu perballur me Ju. Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën – zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale”, ka thënë Taravari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat