Xhaferi: Nevojiten 61 nënshkrime të deputetëve që të shpërndahet Kuvendi

Maqedonia

Xhaferi: Nevojiten 61 nënshkrime të deputetëve që të shpërndahet Kuvendi

Më: 31 janar 2019 Në ora: 11:32
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në takim me gazetarët ka folur për ndryshimin e tabelave, qeverinë teknike dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në lidhje me vendosjen e tabelave në dy gjuhësi në ndërtesën e Kuvendit, Xhaferi tha se do të respektohet afatin prej gjashtë muajsh, por do të pres që kjo të zbatohet edhe me ndryshimin e emrit të vendit, që të mos bëhen dyfish shpenzime.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se pret marrëveshje në mes partive që ta vendos në rend të ditës iniciativën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilën e ka parashtruar partia opozitare VMRO-DPMNE.

“Duhet të ketë 61 nënshkrime që të shpërndahet Kuvendi, dhe duhet të sigurohen 100 ditë të qeverisë teknike para zgjedhjeve”, tha Xhaferi.

Ai personalisht mendon se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, ai tha se ngel në fuqi data e dakorduar për mbajtjen e zgjedhjeve. Më tetë shkurt do të shpallem, me 21 prill do të mbahet rrethi i parë dhe me 5 maj rrethi i dytë zgjedhor.

Ai gjithashtu tha se nëse nuk ka censuz për zgjedhjen e presidentit të vendit, atëherë ai është i gatshëm që ta marrë këtë  rol përsipër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat