Por pas këtij veprimi menjëherë reagoi koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski I cili tha se me sjelljet e këtilla spikeri i kuvendit e thyen rregulloren Parlamentit. Sipas nenit 3 të Rregullores së Kuvendit, në punën e Parlamentit gjuhë zyrtare është maqedonishtja dhe alfabeti cirilik.
"Pikërisht këtu në Kuvenin Republican shpejtuat që të miratoni dhe ta fuqizoni ligjin për përdorimin e gjuhëve edhe atë me shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Bëtë shkelje të ligjeve, Rregullores së punës së Kuvendit si dhe Kushtetutës. Sot sërish jemi dëshmitarë se si në vigjilje të zgjedhjeve shpejtoni sërish që me shkelje të reja procedurale ta vendosni në funksion ligjin për gjuhët, vetëm për një vote më shumë si dhe për marketing politik. Këtë që po e bëni sot është në kundërshim me nenin tre të Regullores në të cilin thuhet se gjatë punës së Kuvendit gjuhë zyrtare është maqedonistja dhe alfabeti I saj cirilik", tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE-së.
Në kundërpërgjien e tij kreu u Kuvendit Talat Xhaferi edhe një herë potencoi se ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar dhe i njejti tani është edhe në fuqi.
"Secila punë ka fillimin e saj, dhe rrjedhën poashtu, andaj ne si insittucion kemi për obligim që ti bëjmë të gjitha përgatitjet. Andaj vërejtjet e juaja nuk kanë asnjë bazë", tha Talat Xhaferi.