Spasovski: Na duhet veting edhe në policinë e Maqedonisë

Maqedonia

Spasovski: Na duhet veting edhe në policinë e Maqedonisë

Nga: Z. M. Më: 31 janar 2019 Në ora: 15:05
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski në Kuvend ka theksuar se në policinë e vendit duhet të zbatohet vetingu. Ai njoftoi se për një gjë të tillë duhet të miratohet ligj i veçantë, shkruan Botasot.

“Ekzistojnë indikacione serioze se disa prej policëve, komandantëve dhe eprorëve e kanë shumëfishuar pasurinë që nuk e kanë as biznesmenët që 20 vjet kanë biznes në Maqedoni. Këtu e shoh interesin se pse është shumë atraktive të jeni pjesë e Policisë së Maqedonisë, kështu që në një shpallje për 30 të punësuar paraqiten 3.000. Sipas të gjitha gjasave motivim janë këta persona të cilët i shohin në përditshmëri”, theksoi Spasovski.

Sipas tij arsyet kryesore se pse duhet të zbatohet ky proces është pas zbulimit të më shumë se 50 rasteve që me diploma të falsifikuara janë bërë zyrtarë policor dhe kanë marrë poste udhëheqëse, por edhe për shkak të numrit të kryerësve të veprave penale nga ana e zyrtarëve policorë./Botasot/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat