Gjermania dha vizë për pranimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Gjermania dha vizë për pranimin e Maqedonisë në NATO

Më: 31 janar 2019 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Qeveria gjermane dha pajtueshmëri për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe do të angazhohet që ky proces të përfundojë sa më shpejt që është e mundur.

Në kumtesën e Qeverisë në Berlin theksohet se hyrja e vendit në NATO do të japë kontribut të rëndësishëm për sigurinë në hapësirën euroatlantike, ndërsa gjithashtu do të sigurojë edhe impuls të rëndësishëm për stabilizimin e mëtutjeshëm të rajonit në Ballkanin Perëndimor.

“Moment historik. Më 17 qershor të vitit 2018 me Marrëveshjen e Prespës, Athina dhe Shkupi i dha fund kontestit 25-vjeçar për emrin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Baza është vendosur për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në shkurt vendet-anëtare do të nënshkruajnë Protokoll për inkuadrimin drejt Marrëveshjes së Uashingtonit”, theksohet në kumtesë.

Qeveria gjermane do të angazhohet për miratim të shpejtë të Protokollit, me qëllim që qasja formale të mund të ndodh deri në fund të muajit të ardhshëm.

Në kumtesë shtohet se “Maqedonia e Veriut në planin e jashtëm politik luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor”.

“Kjo sidomos u bë e dukshme në gatishmërinë e saj që të pajtohet për ndryshim të emrit në bisedimet me Greqinë në qershor të vitit 2018 nga Maqedonia në Maqedonia e Veriut”, theksohet në kumtesën e Qeverisë gjermane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat