Incidenti në Shuto Orizare, arrestoen edhe dy policë

Maqedonia

Incidenti në Shuto Orizare, arrestoen edhe dy policë

Më: 31 janar 2019 Në ora: 17:24
Angellovski

Policia ka ngritur padi penale kundër shtatë personave për rrahjen që ndodhi të hënën në Shuto Orizare.

Dy mes tyre janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). 

“Janë ngritur dy padi penale nga të cilat njëra nga Prokuroria Kompetente Publike –Shkup kundër Gj.D. (44), E.Z. (31), U.Q. (30), S.J. (40) dhe A.I. (25) të gjithë nga Shkupi dhe e dyta nga Prokuroria Kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsion kundër personave E.Z. (41) dhe A.Z. (41) të punësuar në MPB, të cilët nuk kanë qenë në punë, për shkak dyshimeve se kanë bërë vepër penale ‘dhunë’”, tha Angellovski.

Shtatë persona dyshohen se i kanë rrahur B.K., F.K., dhe A.R.. Dy prej tyre, gjithashtu janë policë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat