Maqedoni, të hënën publikohen rezultatet nga konkursi i bursave studentore

Maqedonia

Maqedoni, të hënën publikohen rezultatet nga konkursi i bursave studentore

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 00:31

Zëvendës-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov tha se “rezultatet nga konkursi për ndarjen e bursave studentore do të publikohen të hënën”. Në seancën për pyetje të deputetëve ai nga partia opozitare maqedonase u pyet për kriteret e fitimit të bursave studentore dhe kush vendos për bursat e shtrenjta jashtë vendit.

“Rezultatet për bursa studentore do të dalin të hënën dhe publiku do të mund të di se kush ka fituar bursë. Rreth tre mijë bursa studentore në vjet ndahen në një proces kompetetiv ku aplikohet në mënyrë elektronike, për të marrë numër, më pastaj të dorëzoni dokumente që ju kandidojnë, e më pastaj të hyni në përzgjedhjen për bursë”, tha Atanasov.

Në pyetjen e deputetes së OBRM-PDUKM-së Sllagjana Mitovska tha se do përgjigjet me shkrim, duke shtuar se ka shumë mosbesim mes deputeteve nga pushteti dhe nga opozita për shumë çështje.

“Kur bëhet fjalë për bursa për studentë ka një specifikë, në ligj është shtuar përqindja, sa përqindja, cila kategori e studentëve marrin bursa, dhe kur dalin konkurs ka numra. Këtu parashtrohet pyetja nëse përqindjet korrespondojnë”, tha Atanasov.

Ai tha se para dy javë, Komisioni për Shkencë, Arsim dhe Sport e ka ndryshuar Ligjin për bursa dhe një përqind do të jetë për studentët që regjistrohen në fakultet mësimore dhe se nga numri i përgjithshëm i bursave, 49% janë për kategoritë sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat