Komandanti i Forcave të SHBA-së për Evropë, Kavoli për vizitë në ARM

Maqedonia

Komandanti i Forcave të SHBA-së për Evropë, Kavoli për vizitë në ARM

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë sot do të qëndrojë komandanti i Forcave të SHBA-së për Evropë, gjeneral-nënkoloneli Kristofer Kavoli.

Gjenarali Kavoli në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtamadhorinë e ARM-së, do të ketë takime me ministren e Mbrojtjes dje e shefin e SHM së ARM-së gjeneralmajorin Vasko Gjurçinovskin.

Temë e bisedimeve, siç kumtuan nga Zyra për marrëdhënie me opinionin në SHM të ARM-së, do të jenë bashkëpunimi i ndërsjellë dhe pjesëmarrja në aktivitetet e përbashkëta të ardhshme të ARM-së dhe komandës së forcave të SHBA-së në Evropë.

Gjenerali Kavoli do të informohet edhe për procesin e transformimit të ARM-së, si dhe me pjesëmarrjen e forcave të SHBA-së për Evropë në vitet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat